Basha publikon raportin e EuCham dhe zbulon planin e PD: Taksë e sheshtë 9%, punësim e të ardhura dinjitoze, “Kjo qeveri ka dështuar”

11:07 03/09/20205min53

Basha-4-1068x602-1-696x392

basha

Kreu i PD-se, Lulzim Basha, duke iu reeruar raporton te fundit te EuCham që e rendit Shqiperine ndër tre vendet e fundit në Evrope për të bërë biznes, thekson se ky eshte nje tjeter konfirmim se qeveria Rama ka deshtuar. 

Me nje shenim ne llogarine e tij ne Twitter, Basha, nenvizon se me Ramen Shqipëria u bë ndër vendet më të korruptuara, me taksat më të larta në rajon, më pak tërheqëse për investime.

Ai thekson se me planin e PD, ekonomia do te nise frmemarrjen, do te rriten investimet, punesimi dhe do te garantohen te ardhura dinjitoze per te gjithe.

Kryetari Basha publikon në Twitter raportin e EuCham

Raporti i fundit i EuCham që e rendit Shqiperine ndër tre vendet e fundit në Evrope për të bërë biznes, konfirmon qartë se kjo qeveri ka dështuar: sot kriza është shtrirë në çdo hallkë të ekonomisë.

Me Ramën, Shqipëria u bë ndër vendet më të korruptuara, me taksat më të larta në rajon,më pak tërheqëse për investime.

Vendit sot i duhet një model i ri ekonomik, me taksa të ulëta,mbështetje për sipërmarrjen, stimulim për investimet dhe bizneset që hapin vende pune.

Me planin tonë ne do të kemi taksën e sheshtë 9%,do të luftojmë konkurencën e pandershme dhe korrupsionin, do ti japim frymëmarrje ekonomisë për të sjellë investime, mundësi punësimi me të ardhura dinjitoze dhe jetë më të mirë për të gjithë shqiptarët.

tabela

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *