Basha: Mashtroi për paketën e tretë ekonomike, Rama të zbatojë planin me 5 pika

13:01 16/10/20203min103
bash3

Kreu i PD lulzim Basha ka hedhur akuza ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama se po fshihet pas maskës, e se zgjidhja që ka menduar për pandeminë është vetëm gjoba, për qytetarët dhe bizneset.

Basha u shpreh se dje Rama konfirmoi se nuk do e mbajë premtimin e dhënë në muajin maj për një paketë të tretë ekonomike ndërkohë që shtoi se shumë vende tashmë kanë gati edhe paketën e katërt. Kreu i PD shtoi se tashmë është harruar edhe bonusi i premtuar për mjetë dhe infermierët përgjatë muajve të pandemisë, ndërkohë që bëri apel për zbatimin e planit me 5 pika të propozuar nga Partia Demokratike.

“Dje e dëgjuat me zë dhe e patë me figurë edhe njëherë premtimin e majit që do kishte edhe një paketë të tretë. Dje ai tha se nuk do ketë paketë të tretë. Gjobë për qytetarin, gjobë për biznesin. Kjo është strategjia e Ramës për të luftuar pandeminë. Njëherë nxjerr blindat për të luftuar Covid tani fshihet pas maskave që të mos ndërmarrë hapat që duhen. Shqipëria vazhdon të mbetet vendi me testimet më të ulëta. Prej Marsit kam kërkuar rritjen e testimeve. Sot i kërkoj të zbatojë planin me 5 pika edhe njëherë.  Kush mendon për familjet shqiptare.

Çfarë mase ka marrë Edi Rama për ta. 2 orë e gjysmë me kërcim pupthi në studio vetëm për të shmangur pyetjet dhe përgjigjet e këtyre pyetjeve. Kush përgjigjet për qytetarët. Ti taksat ja merr. Të dhënat tregojnë sot se ekonomia është në krizë të thellë. Kush përgjigjet për këta njerëz që marrin borxh për ilaçet. Gjobat dhe autoblindat janë një shfaqje e shëmtuar e Edi Ramës. Spitalet Covid kanë arritur kapacitetet e tyre. Bonusi për mjekët dhe infermierët është harruar dhe nuk është zbatuar. Sot më shumë se kurrë paratë e shqiptarëve duhet të dedikohen për shëndetin e tyre. Dezinfektimi i shkollave nuk ndodh në mënyrë të rregullt. Asnjë hap nuk po bëhet për të garantuar që familjet shqiptare të fëmijëve që nuk kanë tablet të mos e bëjnë mësimin në distancë”-u shpreh Basha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *