Kryedemokrati Lulzim Basha pas shkarkimit nga posti i nënkryetarit të Partisë Demokratike, Flamur Noka në vend që të japë shpjegime mbi këtë veprim politik dhe krizën brenda selisë blu është kapur me mediat duke i cilësuar mediat provinciale. Sa i përket akuzës se e ka cilësuar llum qeverisjen e djeshme të Sali Berishës, Basha është shprehur se këto janë sajesa që i shërbejnë Edi Ramës.

Basha: Jona, kam respektin më të madh për tu profesionalisht. Televizioni duhet të jetë më objektiv në pyetje dhe raportime. Nuk i takon të sillet si një televizion provincial që deformon të vërtetat. Ti asnjë nuk ke shpengur por është mirë të jesh objektiv. Nokën e kam paralajmëruar. Nuk mundet që PD që ka kundërshtar dhe armik Edi Ramën, të mbahet peng nga sajesa dhe shpifje që na devijojnë nga detyra jonë si opozitë. Kemi lançuar iniciativa të shumta opozitare për të zhbërë themelet e regjimit. Prandaj shtrembërime të tilla nuk do të tolerohen

 Kush është llumi i qeverisjes?

Basha: Ua them unë tani. Fraza të dala indirekt apo dhe këtu nga këto shkallë të PD-së, i shërbejnë Edi Ramës. Bëhen për të demoralizuar demokratët. Kjo është arsyeja pse kam marrë një vendim në 9 shtator, për të shmangur çdo tollovitje që i shërben Edi Ramës dhe regjimit të tij. Përbëhet edhe nga oligarkë dhe pronarë medias *sheh nga gazetarja. Këta janë llumi i tranzicionit. Beteja e PD dhe e imja është me ta. Kështu kërkohet fokus, vëmendje, guxim dhe ndërshmëri. Prit se nuk do iki. Ka pasur llum, po! Një pjesë e kemi pastruar, një pjesë jo. Njerëz që hapin gropa në Tiranë për të pastruar para. Njerëz që kanë frikë nga gjëmat e tyre dhe janë të shantazhueshëm nga Edi Rama. Këto para të vëna me praktika korruptive, ti përdorin për të shantazhuar demokratët, kjo është e patolerueshme. PD është shpresa e vetme e këtij vendi. Është moment fondamental ndryshimi. Kush mendon që do të kthejë PD në bunker dhe do të thyejë vendosmërinë time, demokratët e dinë fare mirë se kush janë dhe ku janë, e ka shumë gabim. Nuk do të lejojë asgjë dhe askënd që t’i bjerë me shkelm demokratëve.