Basha jep një tjetër mesazh për pandeminë, publikon të dhënat e OBSH për Shqipërinë: Shëndetësia dhe ekonomia janë në kolaps

09:51 10/11/20202min85
rama-basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, jep një tjetër mesazh për pandeminë e koronavirusit, ndërsa sulmon kryeministrin Edi Rama.

Përmes një mesazhi në ‘Twitter’, Basha thekson se Rama gënjeu shqiptarët, kur iu premtoi shëndetësi falas. Basha i referohet raportit të OBSH për varfërinë në vendin tonë, duke thën¡ se shëndetësia dhe ekonomia janë në kolaps.

“Rama premtoi shëndetësi falas për shqiptarët. Ai gënjeu. OBSH raporton se 8% e familjeve shqiptare ranë në varfëri prej shpenzimeve të larta shëndetësore. Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë. Shëndetësia dhe ekonomia janë në kolaps. Së bashku do ta mundim këtë të keqe, do ta shërojmë Shqipërinë dhe do të sjellim shpresën dhe të ardhmen që dëshiron çdo shqiptar”, shkruan Basha.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto