Basha e thotë LIVE: Babai i gazetarit me koronavirus, kur shkoi në spital 75 të mushkërive i kishte të dëmtuar

14:52 26/10/20201min84
lulzim-basha-7-770x413-1

Kreu i PD Lulzim Basha, në një konferencë për mediat u shpreh se babai i një gazetari ishte me covid-19.

Ai e tha këtë gjë, duke denoncuar se babai i gazetarit ka pritur 6 ditë që ti behej tamponi, ndërsa ka shtuar se Shqipëria ka numrin më të ulët të testimeve.

Basha u shpreh se kur babai i gazetarit kishte shkuar në spital, 75% të pulmoneve i kishte të dëmtuara.

“Pak para se të vija këtu jam informuar se një pacient ka pritur 6 ditë për t’ju bërë tamponi. Informacioni më ka ardhur nga një kolegu juaji sepse i sëmuri ishte babai i tij. Pas 6 ditës kur ka shkuar në spital, është evidentuar se 75% e pulmoneve ishin të dëmtuara. Njerëzit po marrin borxh, pacientët po zhyten në borxhe për paktën e ilaçeve. Ata e kanë të pamundur të paguajnë paketën minimale prej 600 mijë lekësh”, tha Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto