Bardh Spahia: Pacientët dërgohen në QSUT, Infektivi pa skaner e bombola oksigjeni

12:11 30/10/20203min80
1602352719_spahiu

Ish-deputeti i PD Bardh Spahia ka deklaruar se në spitalin Infektiv skaneri vazhdon të jetë i prishur dhe se pacientët e Infektivit dërgohen tek urgjenca e QSUT për të përdorur skanerin e këtij shërbimi.

Përmes një reagimi në rrjetin social FB, Spahia denoncon edhe mungesën e bombolave të oksigjenit teksa akuzon kryeministrin Rama dhe ministren Manastirliu për papërgjegjshmëri.

Reagimi i plotë:

QEVERIA E KA LENE SPITALIN INFEKTIV SI NE MESJETE: PA SKANER E PA BOMBOLA OKSIGJENI SHOQERUESE PER PACIENTET!!!

Skandalet nuk kanë të sosur në dy spitalet Covid, nuk është vetëm ezaurimi i shtretërve e mungesa e personelit të kualifikuar për shërbim në terapi intensive, por situata është edhe më e rëndë se aq.

Dicka që e konstatova personalisht gjatë komunikimit me kolegët e mi mjekë në spitalin infektiv në QSUT, ku skaneri vazhdon të jetë i prishur e pra jashtë shërbimit.

Kontrolli me skaner është pjesë e rëndësishme e trajtimit në një spital Covid. E ndërsa shteti nuk e vë ujin në zjarr për rivënien në punë të këtij skaneri, pacientët e Infektivit dërgohen tek urgjenca e QSUT për të përdorur skanerin e këtij shërbimi.

Por skaneri nuk është e vetmja mungesë e spitalit infektiv. Ka mungesë edhe të bombolave të oksigjenit.

Kështu një pacient i infektivit për të cilin po diskutonim nuk arriti të shkonte për të kryer skanerin tek urgjenca e QSUT, sepse në Infektiv nuk kishte bombol oksigjeni për ta transportuar!!!!

E pabesueshme dhe skandaloze! E neveritshme kur me këtë situatë, Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu guxojnë të flasin për suksese!!!! Mungesë në bombola oksigjeni në spital Covid????

A ka papërgjegjshmëri më të madhe se kjo???

Respekt e mirënjohje pa fund për sakrificën e kolegëve mjekë dhe personelit shëndetësor, të cilët vazhdojnë të ofrojnë shërbimin në kushte mungesash ekstreme, sic ishte rasti konkret i prishjes prej disa ditësh i skanerit të infektivit dhe i mungesës së një bombole oksigjeni që i mohoi pacientit në nevojë mundësinë për të kryer një skaner! TURP.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto