Barcelona ‘lëshon’ Suarezin, ia jep falas Atletico Madridit

14:54 23/09/20201min145
tyrr

Barcelona ka ‘lëshuar’ falas për tek Atletico Madrid sulmuesin e saj Luis Suarez.

Mosha dhe dështimi në sezonin e fundit ka bërë që Suarez të mos pëlqehej më tek katalanasit.

Atletico Madrid do të paguajë vetëm 4 milionë euro për 33-vjeçarin teksa do i japë gjysmën e rrogës që merrte tek blaugranët, nga 30 mln euro në 15 mln euro.

Suarez kaloi 6 vite në Camp Nou por nuk ia doli të realizonte 200 gola, duke u ndalur në 198.

U përfol për një transferim të madh të tij tek Juventus, por trataivat dështoi, aq më tepër që u përfshi në një skandal në Universitetin e Peruxhias, për testin e italishtes, ku rezultonte se pikët e vlerësimit ishin të paracaktuara, dhe kjo mund t’i ndalonte uruguaianit marrjen e pasaportës italiane.

Hetimi aty vijon, por Suarez s’ka pse shkon në Itali pas do qëndrojë në Spanjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto