Banorët groposin fshehurazi familjarët e tyre gjatë natës

14:54 04/09/20202min146
bolivi

Bolivia është një nga shtetet më të prekura nga koronavirusi dhe duket se gjendja vijon të përkeqësohet.  Raportohet për një rritje të konsiderueshme të kërkesave për varre për personat që nuk kanë mundur t’i mbijetojnë sëmundjes.

Por për shkak të mungesës së hapësirave dhe kostos së lartë, shumë njerëz kanë zgjedhur varrezat klandestine ose  t’i groposin të afërmit e tyre fshehurazi gjatë natës

Kujtojmë se Bolivia është një nga vendet më të varfra të Amerikës Latine dhe pandemia e koronavirusit ka infektuar mbi 117 mijë persona dhe ka shkaktuar 5,200 viktima.Mësohet se rastet pozitive me koronavirus në vend morën hov në muajin gusht pas protestave qytetare për shtyrjen e zgjedhjeve të përgjithshme për shkak të situatës me pandeminë.

Amerika Latine vijon ende të mbetet vatër e nxehtë infeksioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto