Banorët e ‘Bulevardit të Ri’ në Yzberisht më shumë se 24 orë pa ujë, UKT ‘fle gjumë’ (DENONCIMI)

10:39 28/09/20202min114
images (8)

Prej më shumë se 24 orësh, banorët e zonës së Bulevardit të Ri në Yzberisht po vuajnë mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm.

Sipas banorëve, mendohet se kemi të bëjmë me një përzierje të ujërave të zeza me atë të pijshëm, ç’ka përbën një rrezik tepër serioz për shëndetin e banorëve.

Mirëpo, problemi më i madh nuk është ky, pasi përveç mosrealizimit të nevojave bazë të banorëve, askush nuk po i jep zgjidhje kësaj situate.

Banorët denoncojnë në Descript.al se askush nga UKT nuk ka shkuar në këtë zonë, pavarësisht ankesave të banorëve, të cilët ndërkohë as nuk kanë ku të denoncojnë këtë problem përveçse në media, pasi edhe në një numër kontakti që ka vënë në dispozicion të qytetarëve UKT, nuk të përgjigjet askush.

Madje, banorët e zonës na kanë sjellë në redaksinë tonë dhe një material audio, ku telefonohet numri 0800 44 88 (numri i UKT) dhe të lënë të rrish në pritje për minuta të tëra, pa t’u përgjigjur askush, minimalisht për t’i ‘qarë hallin’, e paramendo për të ta zgjidhur atë.

Denoncimi i banorit të zonës:

“Përshëndetje, Descript.al. Jam një banor i zonës së Yzberishtit, te Bulevardi i ri. Kemi që të dielën paradite që s’kemi ujë. Mirë që as ujë për tu larë nuk kemi, por s’po na jep zgjidhje njeri. Marrim në telefon UKT, por të lënë në pritje gjithë ditën. S’po dimë ku të shkojmë tani. Kemi përfunduar duke u larë me kova me ujë të blerë. Ndaj ju kemi shkruar të paktën të bëhet një apel në media. Ju faleminderit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto