Banorët e ‘Astirit’ i rikthehen protestave: Do prishen 300 shtëpi për llogari të biznesmenit të njohur!

21:35 06/09/20202min46
Screenshot_1

Banorët e zonës së ‘Astirit’ në Tiranë iu janë rikthyer protestave të tyre, pas lajmit se pritet të prishen rreth 300 banesa në kuadër të devitimit shtratit të lumit ‘Lana’.

Banorët thonë se ata nuk janë kundër zhvillimit por kjo nuk mund të bëhet në kurrizin e tyre, dhe në rast se nuk ka fonde për dëmshpërblimin e tyre, atëherë të mos nisë më fare projekti.

Banorët thonë se Bashkia e Tiranës iu kishte premtuar që do të kishte dëmshpërblim të njëjtë për të gjithë banorët, pasi kjo është dhe një nga kërkesat e Bankës Evropiane, që është një nga investitorët e këtij projekti.

Qytetarët u shprehen se pas këtij projekti qëndron biznesmeni Edmond Bego, ndërsa shtojnë se nuk kanë asnjë të dhënë sesi do të jetë përfundimi për këtë projekt.

“Nga devijimi mund të prishen rreth 300 shtëpi, jemi pro zhvillimit, por jo devijimit. Ky është një projekt vetëm për oligarkët. Na thanë se do dëmshpërblehemi, por s’na kanë dhënë gjë, kur do të na i japin paratë, ne s’mund të hidhemi në rrugë të madhe.

Nëse s’kanë fonde, mos të realizohet projekti, në sy të Bankës Evropiane thanë se do të dëmshpërblehemi të gjithë, jo vetëm ata që kanë legalizime për shtëpitë e tyre.

Nuk na informojnë sesi do jetë projekti përfundimtar, ka një devijim të projektit, pse duhet të prishen 300 shtëpi, dhe të mos prishen 40 që ishin në projektin fillestar”, shprehen ata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto