Ballsh/ Protesta e naftëtarëve “gjunjëzon” kompaninë, nis pagimi i rrogave të prapambetura, ja sa para do marrin

13:35 03/09/20201min63

Screenshot_1-11 (1)

Një protestë e gjatë e cila shënoi edhe përplasje me policinë, duket se ka dhënë frytet e veta për punëtorët në rafinerisë së Ballshit.

Ata kërkonin nga kompania dhënien e pagave të prapambetura dhe lidhjen e kontratave të punës.

Pas disa orësh drejtuesit e kompanisë kanë vendosur që duke nisur nga kjo e enjte do të lidhen kontratat individuale të punës.

Punëtorët pritet të rikthehen në vendet e punës, pasi veç kontratës, sot u është premtuar edhe pagesa e parë prej 500 mijë lekësh të vjetra për sa i përket rrogave të prapambeturat.

Naftëtarët e nisën tubimin e tyre e në orën 10 të paradites përpara ambienteve të uzinës, pasi sot përfundonte edhe afati vendosur nga ata për të marrë përgjigjie nga kompania.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto