Ballsh, grevistja: Do rri deri në fund, nuk shkoj dot në shtëpi, vajzat duan…

12:40 16/10/20202min128
grate-ne-grevee-660x322-1

Gratë greviste të Uzinës së Ballshit vijojnë në ditën e dytë, grevën e tyre të urisë. Pranë mjediseve të grevës kanë shkuar edhe mjek të spitalit të Mallakastrës, pasi ato kanë shfaqur tension të lartë, por thonë se medikamentet do t’i marrin në mjediset e grevës.

Gjatë natës kanë qëndruar 10 gra, ndërsa ditën në mbështetje shkojnë edhe koleget e tyre. Jashtë mjediseve të grevës qëndrojnë punonjës të Uzinës, në mbështetje të grevistëve.

Kam 34 vite që punoj si laborante në Rafineri dhe jemi të gjitha me sëmundje të tjera, por kërkojmë pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës.  Sinqerisht nuk kam komunikuar me vajzat dhe me bashkëshortin, por jam shumë të vendosura për të qëndruar këtu, se na ka çuar halli”. Kryeministri të mbledhë njerëzit, dhe të na japë një zgjidhje, unë nuk shkoj dot në shtëpi, se kam dy vajza në shkollë, që kërkojnë lekë e libra, e nuk ua mundësoj dot” – është shprehur një një prej grevisteve.

Gratë greviste shprehen se ato do të qëndrojnë në grevë, deri në fund, dhe nuk do të pranojnë të zëvendësohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *