Balla takon kultivuesit e gështenjave në Labinot Mal, zbulon kërkesën e tyre

17:24 13/11/20204min71
8dd64ef3-a9f1-4dfc-9ee1-0c0edb7cdcea

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja vizituan plantacionin me gështenja në Njësinë Administrative Labinot Mal.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla thekson se zona e Shmilit në Elbasan dhe e Çermenikës në Librazhd janë të lidhura me gështenjën, si pjesa më rëndësishme e ekonomisë së tyre bujqësore. Sipas Ballës rreth 300 kv gështenjë është shitur këtë vit për tregun vendas dhe të huaj vetëm nga kjo zonë. Për mbrojtjen e gështenjës banorët kërkuan luftimin e disa sëmundjeve përmes spërkatjeve nga ajri, ndërsa Balla i premtoi atyre se ky shqetësim do të adresohet dhe do të zgjidhet menjëherë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Zona e Shmilit në Elbasan dhe e Çermenikës në Librazhd janë të lidhura me gështenjën si pjesa më rëndësishme e ekonomisë së tyre bujqësore.
Bashkë me Gledin ishim për vizitë në një nga plantacionet me gështenja në Labinot Mal. Rreth 300 kv gështenjë ështe shitur këtë vit për tregun vendas dhe të huaj vetëm nga kjo zonë. Për mbrojtjen e gështenjës banorët kërkuan luftimin e disa sëmundjeve përmes spërkatjeve nga ajri. Morëm përsipër bashkëveprimin mes Bashkisë dhe Ministrisë për zgjidhjen e këtij problemi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto