“Balanca nuk është qëllimi”, Jona Spahiu ndan mesazhin e rëndësishëm për gjithë nënat e reja

13:32 21/09/20204min106
971bbc282878dc86d950a8611c2e3e4f_L-696x543 (1)

Moderatorja e njohur Jona Spahiu u shkëput nga bota e televizionit dhe hoqi dorë nga emisioni që drejtonte pasi konfirmoi shtatzëninë dhe u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë, i cili tashmë është dy vjeç. Me rastin e datëlindjes së djalit të saj Spahiu ka ndarë disa pamje të veçanta me të voglin e shtëpisë dhe ka dhënë disa mesazhe mjaft të rëndësishme për nënat e reja.

Jona vuri theksin e balancës mes jetës profesionale dhe asaj private, ndërsa shtoi se fund të fundit askush nga ne nuk ndodhet në pozicione të barabarta dhe ky nuk është gjithsesi qëllim kryesor.

“Kam shpenzuar shumë kohë në fillim të mëmësisë për të arritur balancën. Midis mëmësisë, punës, kujdesit për veten, kujdesit për të tjerët… është e vështirë, nuk është asnjëherë mjaftueshëm mirë, por ajo çfarë mësova është se balanca nuk më bën mua një nënë të mirë apo shefe të mirë, ose shoqe të mirë. Balanca nuk është qëllimi, sepse askush nga ne nuk po manovron me pesha të barabarta.

Qëllimi është të ndihesh e lirë, e lirë të bësh rolin e prindit pa rregulla, e lirë të punosh dhe ëndërosh pa justifikuar veten. E lirë për të bërë stërvitje ose për të bërë një dush ose të udhëtosh pa u ndjerë fajtore. E lirë të duash partnerin tënd në një mënyrë që të bën të ndihesh sikur çdo version i vetes tënde është i pranueshëm. E lirë që të duash gruan që do të jesh, përkundër asaj që të tjerët duan të jesh…

Kjo është ajo që na bën më të mirat në çfarëdolloj roli që zgjedhim për veten tonë, sepse ato janë tonat. Ne jemi të afta për shumë role, për shumë tituj, për shumë ëndrra dhe kjo nuk kërkon balancë, përkundrazi, kërkon lirinë për të besuar se ne mundemi, pa qenë perfekte dhe të ekuilibruara”, ishin fjalët e moderatores në rrjetin social ‘Instagram’.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto