Babë e bir kryen masakrën e Mallakstrës/Vdes nga koronavirusi i dënuari për vrasje, infektohet edhe djali i tij

13:28 09/09/20201min175
klinika-infektive-ne-prishtine-696x348-1

Koronavirusi i ka marrë jetën njërit prej të dënuarve për vrasje në burgun e Drenovës.

Viktima nga Covid-19 është identifikuar si 74-vjeçari Çaush Banaj, i cili ishte dënuar me 25 vite burg për vrasje me dashje nga Gjykata e Fierit, në vitin 2000.

Ai ishte i shtruar në spitalin Covid-2 Shefqet Ndroqi, ku dhe ka ndërruar jetë, ndërsa ka pasur edhe sëmundje të tjera.

Shqetësues mbetet fakti se ka qenë i shtruar në Spitalin e Korçës para se të transferohej tek Infektivi, e më pas te Shefqet Ndroqi.

I infektuar me koronavirus rezulton edhe djali i viktimës, Enkelejd Banaj, edhe ky i dënuar me 23 vite burg për vrasje, por që është me simptoma të lehta.

Babë e bir akuzohen për vrasjen e tre personave në Mallakastër, në vitin 1997.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto