Baba i katër fëmijëve / E rëndë në Greqi, punëtori shqiptar humb jetën tragjikisht pas rrëzimit nga pema

09:39 16/10/20201min123
download - 2020-10-16T093800.612

 

Një punëtor 50-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë tragjikisht pasditen e së enjtes në zonën e Pefkas, në Selanik.

Sipas të dhënave nga media greke ‘Thestival’, punëtori po shkurtonte një pemë në oborrin e një shtëpie në rrugën ‘Propylaion’, mirëpo nën rrethana të paqarta ai ra poshtë shkallëve, duke marrë dëmtime të rënda.

Një Ambulancë shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes, por për fat të keq shqiptari kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

50-vjeçari ishte baba i katër fëmijëve dhe punonte për të zbukuruar kopshtet e disa shtëpive në zonën e ‘Pefka’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto