Azilkërkuesit nga Siria dhe Iraku ‘pushtojnë’ Shqipërinë
epaselect epa04897715 Migrants from Syria cross the border between Serbia and Macedonia near the southern Serbian village of Miratovac, travelling on foot from Macedonia to Presevo in Serbia, 25 August 2015. As the EU attempts to deal with an increase of people crossing the Mediterranean mainly to Italy and Greece, many are choosing the alternative land route through countries in the east of Europe. EPA/DJORDJE SAVIC +++(c) dpa - Bildfunk+++

Migrants in Serbia

Nuk janë vetëm shqiptarët që kërkojnë azil në vendet e Bashkimit Evropian, por ka edhe vende të tjera që kërkojnë azil në Shqipëri.

Kështu në raportin e fundit të Institutit të Statistikave ka dalë në pah se shumica e azilkërkuesve janë nga Iraku dhe Siria.

Kërkesa për të përfituar azil në Shqipëri ka pësuar rritje me 49,5% përgjatë vitit 2019.

6557 persona kanë kërkuar azil në vendin tonë dhe 63% e tyre janë shtetas irakianë dhe sirianë, për t’u pasuar nga Maroku, Algjeria, Pakistani dhe nga Afganistani.

Shumica e azilkërkuesve janë femra, të cilat zënë 80,3 % të totalit të azilkërkuesve. Ndërsa muajt shtator-Nëntor konsiderohen si muajt me numrin më të madh të aplikimeve për azil.

Krahas rritjes së aplikimeve në 2019, e kanë përfituar statusin e azilantit 485 persona, e krahasuar kjo me 2018 ka pësuar rritje me 40%.

Rritje ka pësuar edhe numri i personave që e kanë humbur shtetësinë shqiptare në2019. Sipas INSTAT, 741 persona kanë humbur shtetësinë, rreth 15,8 % krahasuar me vitin 2018.
LEXONI RAPORTIN E INSTAT:

Azilkerkuesit Ne Shqiperi by Descript al on Scribd

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto