Azerbajxhani rrëzon një aeroplan luftarak të modelit rus SU-25 në Armeni

17:54 02/11/20202min76
su-25-780x439

Ushtria e Azerbajxhanit ka rrëzuar një aeroplan luftarak të modelit rus SU-25 të ushtrisë së Armenisë.

Siç njofton Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit, aeroplani u përpoq të sulmojë pozicionet azere në rajonin Zangilan.

Në deklaratë theksohet se aeroplani u shkatërrua nga forcat e mbrojtjes ajrore të Azerbajxhanit.

Ditë më parë, Ministria armene e Mbrojtjes kishte deklaruar se ka filluar përdorimin e katër aeroplanëve SU-30SM, duke thënë se këta aeroplanë kanë kapacitete të kufizuara taktike në krahasim me aeroplanët amerikan F-16.

Kjo deklaratë ishte dhëna pas fillimit të përdorimit të këtyre aeroplanëve në luftimet në Nagorni-Karabakh.

Se armatimet ruse nuk janë duke e treguar veten e dëshmon edhe shkatërrimi i sisteme ruse të mbrojtjes kundërajrore “S-300” dhe “Pancir-S”, sisteme të cilat janë shkatërruar nga aeroplanët pa pilot-dronët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto