Azerbajxhani publikon pamjet: Kështu e shkatërruam sistemin S-300 të armenëve

23:09 20/10/20203min73

dusmenin-s-300-zenit-raket-kompleksinin-mehv-edilmesi-780x439

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit ka publikuar një video ku pretendohet se tregon shkatërrimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore armene S-300.

Pamjet, e marra nga lart ose nga ajri, tregojnë objekte të ngjashme me sistemet e raketave të vendosura, pak sekonda para se një shpërthim i madh të përfshijë të gjithë zonën.

Ministria nuk dha ndonjë specifik në lidhje me videon, të tilla si kur u bë ajo, ose ku pretendohet se ishin vendosur sistemet S-300.

Gjithashtu nuk është plotësisht e qartë se çfarë arme përdorën forcat Azerbajxhanase për të goditur S-300.

Publikimi i videos vjen ndërsa palët në konfliktin e Nagorno-Karabakut vazhdojnë të shkëmbejnë sulme pavarësisht arritjes së një marrëveshje armëpushimi në 9 tetor pas negociatave 11-orëshe në Moskë.

Armëpushimi filloi në 10 tetor në orën 12:00 me kohën lokale, por disa orë pasi hyri në fuqi, palët filluan të raportonin shkeljet e para.

Përleshjet e vazhdueshme në Nagorno-Karabak filluan në 27 shtator pas katër vjetësh pa incidente të mëdha përgjatë vijës së kontaktit dhe dekadave të përkrahjes së marrëveshjes së armëpushimit të vitit 1994.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto