Azerbajxhani dhe Armenia bien dakord për armëpushim?

11:51 10/10/20202min145
114834472_063730401-1-780x439

Armenia dhe Azerbajxhani kanë rënë dakord për një armëpushim të përkohshëm pas konfliktit për rajonin e diskutueshëm Nagorni-Karabaku.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, ministri i jashtëm rus, Sergey Lavrov, tha se vendimi erdhi pas 10 orësh bisedime në Moskë.

Lavrov deklaroi se të dyja vendet do të fillojnë bisedimet “thelbësore”.

Më shumë se 300 njerëz kanë ndërruar jetë dhe mijëra të tjerë janë shpërngulur për shkak të përplasjeve midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Sipas marrëveshjes, luftimet do të ndërpriten të shtunën në ora 8 të mëngjesit (ora lokale), për të lejuar edhe shkëmbimin e të burgosurve dhe kthimin e trupave të pajetë.

Rajoni Nagorni-Karabaku gjendet brenda territorit të Azerbajxhanit, mirëpo, është i banuar me shumicë armene.

Të dy ish-republikat sovjetike e kanë fajësuar njëra-tjetrën për përplasjet e fundit që filluan më 27 shtator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto