
Këngëtarja Fjolla Morina u arrestua dy ditë më parë në pikën kufitarë të Morinës në Kukës pasi në automjetin e saj janë gjetur dy armë zjarri dhe fishekë.
Morina u arrestua së bashku me dy persona të tjerë që udhëtonin me të.
Këtë të martë, avokatja e saj Aurora Guska ka paraqitur argumentet se armët e gjetura në çantë të këngëtares nuk janë armë zjarri, por njëra është pistoletë që përdoret për të trembur qentë dhe tjetra çakmak.
Sipas Shqiptarja.com avokatja mësohet se është shprehur: “Kjo pistoletë nuk është armë zjarri, por pistoletë që përdoret për të trembur qentë apo kafshët e egra dhe për të dhënë sinjal në rast rreziku pasi bën zhurmë dhe qëllimi i përdorimit është në sport dhe ndryshe është pistoletë zhurmuese, ndërsa tjetra është çakmak”, thotë avokatja.
Seanca gjyqësorë për Fjolla Morinën është shtyrë për në orën 13:00.