
Avioni i cili ishte duke udhëtuar nga Stambolli në Mançester, Angli, bëri një ulje emergjente në Aeroportin Grek të Korfuzit sepse një pasagjei turk u panikua dhe goditi derën duke shkuar në kabinën e pilotit.
Sipas kanalit televiziv grek ERT, pasagjeri me origjinë turke, gjatë panikut, trokiti në derën e kabinës së pilotit por pas u qetësua nga pasagjerët e tjerë të cilët ndodheshin në avion.