Ava Max bën dedikimin e ndjerë për humbjen e njeriut të dashur: Zemra ime është e copëtuar në miliona copa…

10:30 22/09/20202min109
ava-1-1068x712

Artistja Ava Max ka ndarë me të gjithë fansat ndarjen nga jeta të gjyshit të saj, me të cilin kishte një marrëdhënie të veçantë.

Ava Max shkruan në Instagram se ai e ka mbështetur shumë në rrugëtimin e saj artistik dhe dashurinë për skenën madje e ka trashëguar prej tij.

Në postim ajo shkruan:

“Sot dhe çdo ditë do të nderoj gjyshin tim të mrekullueshëm, Dionis Koçi. Sot ai u nda nga jeta. Ndërkohë që po shkruaj këtë zemra ime është e copëtuar në miliona copa, por dua të ndaj këto foto të tij në Shqipëri duke bërë atë që ai donte. Ai ishte humorist dhe aktor. E di që dashurinë për skenën e kam trashëguar prej tij. Ai ishte shpirti më bujar, njeriu që gjithmonë të lumturonte, një person që do të bënte gjithçka për ty. Gjithmonë do ta kujtoj në këtë mënyrë gjyshin tim. Ti më dhe krahë për të performuar dhe u mbajte fort për të parë debutimin e albumit tim. E di që do të jesh në skenë me mua. Të dua!”,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto