Autori i kërkon falje familjes që i vrau djalin/Gjykata jep vendimin për të birin e ish-drejtorit të burgut

10:16 22/09/20201min112
vrasja-durers

Abër Kote, autori i vrasjes së 33-vjeccarit Idajet Dulla pak ditë më parë në Durrës është lënë në burg pa afat nga gjykata e këtij qyteti.

Arbër Kote, shoferi i një autobusi fasonerie qëlloi me thikë duke lënë të vdekur furnizuesin e një marketi Idajet Dulla 33-vjeç, pas sherrit për zënien e rrugës.

Masa e sigurisë për të pandehurin, djali i ish-drejtorit të burgut të Durrësit, Astrit Kote, u mor nga gjyqtari Rexhep Bekteshi, ndërsa prokuror i çështjes ishte Bledar Bregu.

Ndaj tij rëndojnë dy akuza, vrasje dhe mbajtje e armëve të ftohta.

Nga ana tjetër, avokati i Kotes, Aleksandër Ndreaj, në emër të prindërve të Arbrit deklaroi se i kërkojnë falje familjes së Idajet Dullës.

Edhe i pandehuri në gjyq ka deklaruar se ndjehej fajtor dhe se ishte i penduar. Njëkohësisht i kërkonte falje familjes së viktimës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto