Athina me Francën, Tirana me Turqinë! Tensionet në rajon/ Ja mesazhi që përcollën dy vendet në të njëjtën ditë

09:29 30/10/20205min129
3b06d28f-68d0-44a6-8737-14725e54b909-640x480-1

Athina solidarizohet më Francën, ndërsa Tirana me Turqinë. Kjo ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, teksa Bashkia e Athinës është solidarizuar me Francën pas sulmeve terroriste të ndodhur, ku tre persona humbën jetën.

Bashkia e Athinës është ndriçuar nga ngjyrat e flamurit francez, për të treguar solidaritet me popullin e Francës.

Por, me tjetër shtet është solidarizuar Tiranë, teksa Universiteti Politeknik në Tiranë është ndriçuar me ngjyrat e flamurit turk në krah të atij shqiptar, së bashku me urimin për 97-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë.

Solidariteti me vende të ndryshime i dy vendeve ballkanike, vjen në një kohë ku tensionet janë të shumta, e sidomos të Francës dhe Greqisë me Turqinë.

Greqia dhe Turqia janë përplasur mes tyre për kufirin detar, e ndërsa Franca ka qenë një ndër zërat më të fortë kundër Turqisë.

Nuk dihet nëse ndriçimi me ngjyrat e flamurit të Francës në Athinë dhe të Turqisë në Tiranë, janë rastësi apo pas tyre fshihen mesazhe të forta mes vendeve.
8246a47e-649c-4857-9648-78bb9e057016_1.jpgdimarxeio.jpg  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto