Atentati në Malësinë e Madhe, babai thirrje djalit: Baba të ka shpirt, dorëzohu

12:40 14/10/20202min299
ilirjan-hasanaj-mentor-hasanaj-696x366

Arben Hasanaj babai i 19-vjeçarit Ilirian Hasanaj, autor i atentatit të pak ditëve më parë ndaj shefit të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe Mentor Hasanaj, i bën thirrje të birit të dorëzohet e gjithashtu i drejtohet edhe të gjithë atyre që kanë dijeni për vendndodhjen e tij të raportojnë në polici.

“Thirrje publike drejtuar djalit tim Ilirianit te dorëzohesh një ore e më pare në Drejtorinë, komisariatin, apo pikën më të afërt të Policisë së Shtetit. i lutem çdo njeriu qe din apo ka dijeni të më njoftojë. Babai jot të pret një orë e me pare kam ardhur jam ne Shqipëri. Baba të ka shpirt”,-shprehet Arben Hasanaj i cili kohë më parë ka qënë polic i Kufirit në Shkodër .

19-vjeçari Ilirian Hasanaj është shpallur në kërkim pasi ka shtënë me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga Mentor Hasanaj.

Për pasojë mbetën të plagosur Mentor Hasanaj i cili u soll në Tiranë për një ndihmë më të specializuar mjekësore dhe babai i tij Xhelal Hasanaj ndërsa e shoqja e tij i shpëtoi plumbave.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto