Atentati me tritol në ‘Selitë’ / Zbardhet dëshmia e kushëririt të Preng Gjinit, pronarit të automjetit që shpërtheu

13:09 28/09/20201min108
preng-gjini

Është zbardhur dëshmia e Fatjon Dautajt, kushëriri i Preng Gjinit, i cili ra pre e një atentati me tritol disa ditë më parë në zonën e Selitës në Tiranë.

Dautaj është shprehur se ditën e atentatit kishte konsumuar kafe në mëngjes dhe pasdite dhe se kishin folur për familjet e tyre.

Ai ka thënë më tej se, makinën ja jepte shpesh Gjinit, i cili e përdorte makinë për rreth një orë.

Dëshmia e Fatjon Dautajt:

“Kemi konsumuar kafe në mëngjes dhe pasdite. Jemi pyetur të dy, për një vrasje në Rrëshen. Makinën ja jepja shpesh, e përdorte për gati një orë. Ditën e ngjarjes, Prenga më ka telefonuar dhjetëra herë. Me Prengën u takova pasdite, folëm për familjet tona,” është shprehur Dautaj, për ‘Report Tv’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto