“Asnjëherë nuk e heq nga mendja”, Almeda Abazi flet për të atin e ndjerë

18:28 21/09/20202min76
almeda-1-696x392

Almeda Abazi ka humbur babain kur ishte vetëm 16 vjeç, një dhimbje që sot e kësaj dite moderatorja e ka të vështirë ta kalojë. Në një intervistë për Arjola Shehun, Almeda ka treguar pak më tepër rreth përjetimit të saj për humbjen e babait si dhe ardhjen në jetë të Efehan.

 

“Asnjëherë nuk e heq nga mendja. Më shumë tani, mbasi linda Efehan ,do doja shumë ta kisha pranë. Sikur vetëm një ditë, vetëm një ditë të vinte të shikonte Efehan, kaq.  Nuk do doja asnjë gjë tjetër.  Sigurisht që gjithmonë më ka munguar, gjithmonë e kam kërkuar, gjithmonë kam dashur ta kem pranë.

Ka qenë një traumë për ne, për mua dhe motrën time pasi edhe ajo ishte shumë e vogël, por më shumë ja kam ndjerë mungesën gjatë lindjes. Nuk zvendësohet, asnjëherë. Para një viti kur flisja për babin më mbusheshin sytë me lot mbas  lindjes së djalit, Efehan ka plotësuar atë pjesë. Mbas Efehan pranova ikjen e babit, pranova që babi nuk është më. Efehan plotëson atë boshllëkun. Unazën e babit që e mbante gjithmonë, tani e ka Tolgahan ja dhashë atij. Ai e mban gjithmonë në varse,” është shprehur ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto