‘Asnjë manovër nuk të shpëton nga humbja e thellë!’ / Lefter Maliqi i kthehet keq Ramës dhe i numëron skandalet

12:28 29/10/20202min80
maliqi-800-0-5f04ba903063eo

Deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi, ka bërë një deklaratë për mediat në ambientet e jashtme të Parlamentit, si reagim kundër rivotimit të Kodit Zgjedhor nga maxhoranca dhe deputetët e rinj të opozitës, konkretisht për rrëzimin e dekretit të Presidentit Meta.

Maliqi shpërtheu në akuza për Kryeministrin Rama, duke i numëruar skandalet e keqqeverisjes, por edhe ‘bëmat’ para saj.

Maliqi akuzoi Ramën se po sponsorizon krijimin e partive të vogla me objektivin djathtas, për të vjelë vota nga PD, por e garantoi se asnjë manovër e tij korruptive dhe kriminale, siç u shpreh ai, nuk do e shpëtojë nga humbja e thellë që e pret më 25 Prill.

“Dua t’i them këtij që nuk ka asnjë shans, me gjithë show mediatik që bën në ERTV. Pse duhej të shkonte vetë në Liban për të riatdhesuar shqiptarët nga kampi, ndërkohë që mund ta bënte zëdhënësi i tij. Me ato lekë të Charterit mund të paguante lekët e nënave naftëtare, të cilat janë të ngujuara në grevë urie. Të jenë të sigurtë se ky njeri del forcë e tretë politike. Unë jam me opozitën e bashkuar dhe PD-LSI dhe do të fitojnë bindshëm zgjedhjet. Kryemafiozi i dështuar do dalë gropë me votat e socialistëve”, tha në deklaratën e tij Lefter Maliqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto