Ashpërsohen masat ndaj COVID-19, kryeministri i Greqisë komunikon vendimin e rëndësishëm: Mbyllen…

12:04 31/10/20202min98
-800-0-5f9d3f6f14202

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar sot masat e reja që do të merren në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Në një konferencë për mediat, Mitsotakis ka bërë të ditur se masat do të hyjnë në fuqi të martën në mëngjes dhe do të jenë të vlefshme për një muaj, gjatë gjithë nëntorit.

Kufizimet e reja përfshijnë, ndër të tjera, mbylljen e restoranteve në Atikë, si dhe në të gjitha zonat “portokalli”. Po ashtu do të ndalohet qarkullimi nga ora 00-05 të mëngjesit.

Masat e reja u konsideruan të nevojshme pas shpërthimit të rasteve të infektimeve, të cilat arritën dje në 1,690. Më herët autoritetet greke kanë shtrënguar masat në zonat ku numri i të infektuarve është më i lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto