Artistja shqiptare, Gala Aliaj triumfon në finalen e “The Voice Kids” në Belgjikë

00:54 12/09/20202min100
Gala

Shqiptarja e talentuar, Gala Aliaj, është shpallur fituese e “The Voice Kids” në Belgjikë.

Gala, vajza adoleshente e artistit shqiptar Robert Aliajt shkëlqeu në ‘The Voice Kids’ në Belgjike duke e fituar kompeticionin, pas javëve të tëra konkurrimi, shkruan Top Channel.

Këngët që i dhanë fitoren mbrëmjen e së premtes ishin ‘Goodbye Yellow Brick Road’ nga Elton John dhe ‘Make You Feel My Love’ nga Adele.

Vajza e vogël e artistit shqiptar ka mahnitur jurinë e “The Voice Kids” në Belgjikë që në fazën e audicioneve të fshehta, ku bëri të katërt anëtarët e jurisë të kthenin karriget që në notat e para muzikore.

Ashtu siç Gala rrëfeu në emisionin “Top Talk”, ditën e sotme, ishte një vendim i minutave të fundit, vetëm 2 minuta para se konkursi të mbyllej, vendim ky që u “kurorëzua” me fitore.

Fitorja e këngëtares shqiptare u përkrah nga gjithë Belgjika në “The Voice”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto