Arti në zi! U diagnostikua me COVID 19 në fund të muajit gusht, vdes tragjikisht këngëtari i njohur

13:54 08/09/20203min213
RIP-900x640-1-696x495-2-1

Këngëtari i famshëm i ‘The Temptations, Bruce Williamson ka ndërruar jetën në moshën 49 vjeçare pasi u infektua nga covid 19 në fund të muajit gusht.

Këngëtari i R&B vdiq të dielën në mbrëmje në Mountain View Hospital në Las Vegas, konfirmon menaxherja e tij e biznesit, Anta Ealy. Ai u diagnostikua me COVID-19 në fund të Gushtit, thotë Ealy,  pak javë pasi kishte hequr fshikëza e tëmthit.

“Nuk ka fjalë në botë që mund të shprehin se si ndihem tani,” shkroi Bruce Alan Williamson Jr, djali i këngëtarit, në një postim në rrjete sociale të hënën. “Të dua babi faleminderit që ishe i mrekullueshëm faleminderit që ishe i dashur faleminderit që ishe kush je. … Ne do të takohemi përsëri”.

Ndërkohë menaxherja tregoi se Bruce ishte shumë i talentuar dhe një person shumë i mirë njëkohësisht.

“Ai ishte një djalë i shkëlqyeshëm dhe një talent i mrekullueshëm, i cili performoi shfaqje të suksesshme”, u shpreh  Ealy.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto