Artan Hoxha publikon FOTON e Presidentit Meta duke u qethur e rruar, nuk i kursen aspak thumbat

21:05 22/10/20202min71
download (4)

Gazetari i njohur investigativ, Artan Hoxha dallohet për denoncimet e tij sa i përket kronikës por këtë herë postimi i tij në rrjetet sociale ka qenë ndryshe.

Ai publikuar foton e Presidentit Ilir Meta brenda një berberhaneje.

Foton e shkrepur, në të cilën Meta shfaqej i ulur në karrige, Hoxha e ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale, duke e ironizuar kreun e shtetit.

“I vetmi vend, ku komandanti i Përgjithshëm Forcave të Armatosura në rast lufte, Ilir Meta, del “rruar-qethur”, edhe pse godina është e rrethuar nga Garda e Republikës, është ky tipi me gërshërë në dorë. Dhe sigurisht e meriton një dekoratë. Për vështirësinë e përmbushjes së detyrës por jo nga ato pas vdekjes,“-shkruan Hoxha krah fotos.

FOTO E PUBLIKUAR NGA GAZETARI HOXHA E PRESIDENTIT META DUKE U QETHUR
FOTO E PUBLIKUAR NGA GAZETARI HOXHA E PRESIDENTIT META DUKE U QETHUR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto