Artan Hoxha përfundon në Prokurorinë e Shkodrës, zbardhet arsyeja (Video)

20:58 29/10/20203min84
artan-hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka qenë i pari që raportoi mbi ngjarjen e rëndë në Malësinë e madhe ku humbën jetën dy të rinj, Vilson Cutaj dhe Klement Pepa.

Sot ai njofton se i është përgjigjur kërkesës së Prokurorisë së Shkodrës, për të dhënë deklarime në lidhje me këtë ngjarje.

Ai ironizon dhe shkruan se kur do shteti, e kap lepurin me qerre.

“Ja pra…
kur do shteti, e kap lepurin me qerre…..

Me 25 shtator 2020
deklarova publikisht se Shqiperia po vjen “ere kanabis dhe barut”…
Me 3 tetor 2020
Ekspozova dhe denoncova kanabizimin e vendit në vit zgjedhor, me video dhe prova…
4 tetor 2020
Publikova dhe denoncova ngjarjen e vrasjes se dy te rinjeve dhe zhdukjes se autorit te krimit, ku motivi ishte pazaret e prishura per parcelat e mbjellla me kanabis në veri te vendit…
29 tetor 2020
Perfundova në dispozicion te hetimit te agjesive te zbatimit te ligjit….
Kisha vite pa i ngjitur shkallet e policise gjyqesore te Qarkut te Shkodres….

Me video: Sot me mesdite duke iu pergjigjur kerkeses se prokurorise se Shkodres, per te dhene deklarime në lidhje me ngjarjen e 3 tetorit 2020, ku mbeten te vrare Vilson Çutaj dhe Klement Pepa, nga autori i krimit Daniel Pepa….”, shkruan Artan Hoxha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto