Artan Hoxha jep alarmin: Janë vrarë tre persona për drogë(EMRAT)

09:33 05/10/20207min162
hashish-770x433-1-696x391

Gazetari Artan Hoxha pas “vizitave” të tij në disa parcela të kultivuara me bimë narkotike, në orët e mesnatës ka postuar një lajm rrënqethës. Sipas tij në fshatin Vrith të Malësisë së Madhe janë vrarë 3 persona për shkak të konflikteve për parcelat e kanabis sativa. Ai deklaron se janë banorët e zonës së thellë që informojnë se prej 36 orësh tre banorë të zonës rezultojnë të zhdukur në rrethana misterioze.

Postimi i plotë i gazetarit:

Ngjarje e rëndë në Malësinë e Madhe..

Policia në kërkim për trupat e 3 personave, dyshohen të jenë vrarë për parcelat me kanabis…

Sa herë që kanabisi gjelbëron kodrat dhe malet Shqipërisë, sigurisht pas tij, nuk vijnë vetëm milionat për botën e krimit dhe zyrtaret e korruptuar deri në palcë.

Bashkë me kanabizimin, vijnë dhe viktimat e pazareve të prishura apo hesapeve të pambyllura.

Ndërsa javët e fundit, po e qarkoja territorin e vendit, nga jugu ne veri, për të dokumentuar situatën me kanabisin, ajo që i trembesha më shumë, ishin pikërisht, viktimat e këtij narko-operacioni.

Sot pasdite më njoftuan se dy persona nga fshati Vrith dyshohen të jenë vrarë pranë një parcele me kanabis.

Largësia nga Shkodra, e vendit ku dyshohet të ketë ndodhur ngjarja, ma bëri më të vështirë marrjen dhe konfirmimin e informacionit.

Por dhjetëra forca policore ishin drejtuar që në orët e para të ditës në zonën e Razmës, ku dyshohej të kishte ndodhur krimi.

Vetëm pak minuta me parë munda të konfirmoj plotësisht se kemi të bëjmë me një ngjarje me permasa tragjike.

Konkretisht me datë 3 tetor 2020, rreth orës 15:00, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri nga banorë të zonës.

Fillimisht është dyshuar se të shtënat kanë ardhur nga persona, që kanë kultivuar parcela me lëndë narkotike në disa zona të thella, në fshatin Vrith. Duke patur parasysh se bima është në fazën e pjekjes përfundimtare, parcelat ruhen nga roje të armatosur për të mbajtur larg grabitësit e kanabisit.

Por pak orë pas të shtënave është konstatuar se tre persona, të aferm dhe kushërinj me njëri tjetrin, jo vetëm nuk janë kthyer në banesat e tyre, por janë zhdukur pa humbur gjurmë.

Menjëherë ka nisur kërkimi i të zhdukurve nga familjarët e tyre, dhe kur nuk janë gjetur, është kërkuar ndihma e policisë.

Nga burime zyrtare konfirmohet se personat e zhdukur prej 36 orësh, janë shtetasit, Vilson Pal Çutaj, i datëlindjes 20.11.1983, banues në fshatin Bajzë, bashkia Malësi e Madhe.

Ndërsa dy shtetasit e tjerë, janë Klement Nush Pepaj, i datëlindjes 15.01.1999, dhe Danjel Rrok Pepaj, i datëlindjes 17.09.1995, kushërinj me njëri-tjetrin, të dy me banim në fshatin Vrith, Malësi e Madhe dhe të afërm të Vilson Çutajt…

Nga deklarimet e familjarëve, dëshmitarëve dhe banorëve të zonës, policia dyshon se këta shtetas janë vrarë në një zonë të thellë dhe trupat e tyre nuk janë gjetur ende.

Kërkimet në terren prej Komisariatit të Malësisë së Madhe, trupave shtesë të ardhura nga Drejtoria e Policisë Shkodër dhe të afërmve të viktimave, po vazhdojnë edhe gjatë natës…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto