
Bukuroshja e njohur, Arta Elezaj, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Ajo shpesh ndan me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme dhe kryesisht imazhe atraktive nga udhëtimet në vende luksoze.
Së fundmi, Elezaj ka marrë vëmendjen e ndjekësve me disa fotografi të reja, ku ka pozuar me bikini gjatë pushimeve.
Foto: Arta Elezaj/Instagram
Ajo nuk ka hezituar të vë në pah linjat atraktive trupore, duke pozuar me bikini të bardha.
Vathët në kërthizë dhe qaforja me sy ishin detaji që plotësuan dukjen e saj në këtë paraqitje të ekspozuar para fansave.
Foto: Arta Elezaj/Instagram
Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për fizikun e saj.
Arta së fundmi u paraqit në klipin “Edhe Sa” të këngëtares Kida, krahas bukurosheve të njohura Kejvina Kthella dhe Megi Pojani.