
Gazetarja e njohur shqiptare, Juli Xhokaxhi ka njoftuar me anë të një postimi në ‘Facebook’ se emisioni që ajo drejtonte nuk do të transmetohet më. Xhokashi u shpreh se për arsye, të cilat as ajo vetë nuk i di drejtuesit e ‘Abc News’ kanë vendosur që ‘Byro Politike’ nuk do të jetë më pjesë e programit.
“Ah, se harrova. “Byro politike nuk ka më. Një hall më pak. Arsyet nuk i di, se nuk m’i tha njeri.”, ishin fjalët e moderatores.
Me siguri që pas ndërprerjes së emisionit politik Xhokaxhi nuk do të jetë pjesë e televizionit as në moderimin e lajmeve. /Descript.al/