Arrihet marrëveshje për pagesa shtesë për punonjësit shëndetësorë

12:49 29/10/20202min93
Screenshot_161

Qeveria e Kosovës ka arritur marrëveshje me Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë për kryerjen e pagesave shtesë për të punonjësit shëndetësorë.

Marrëveshja është arritur në një takim që ka pasur kyeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe përfaqësuesit e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës (FSSHK), të udhëhequr nga kryetari Blerim Syla, së bashku me nënkryetarët Blerim Delija dhe Xhemajl Selmani.

“Pagesat shtesë për të punësuarit në institucionet publike shëndetësore të Republikës së Kosovës, në sistemin primar, sekondar dhe terciar, do të kryhen deri në fund të vitit 2020, bazuar në ligjin AntiCovid”, thuhet në njoftimin për media.

Sipas marrëveshjes, palët u ranë dakord që pagesat shtesë për muajit shtator-dhjetor të jenë si në vijim:

  1. Mjekët – 250 euro në muaj,
  2. Infermierët – 150 euro në muaj,
  3. Stafi mbështetës – 100 euro në muaj.

Kryeministri Hoti është zotuar se qeveria në afat shumë të shkurtër kohor do të kryej edhe pagesat shtesë për stafin mbështesë, për muajit korrik dhe gusht të këtij viti.

Palët po ashtu janë dakorduar që në fillim të viti të ardhshëm, të diskutohen mundësitë për pagesat shtesë për kohën sa do të zgjasë pandemia me COVID-19, në territorin e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto