Arrihet ‘marrëveshja’/Shqipëria dhe Greqia gati ta çojnë ‘Detin’ në Hagë

10:28 20/10/20207min148
rama-greqi (1)

Greqia dhe Shqipëria duket se kanë arritur një marrëveshje në parim për ta dërguar pretendimin e Athinës për t’u zgjeruar me 12 milje në detin Jon, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Sipas medias prestigjioze greke ‘Kathimerini’, Greqia synon që ta dërgojë këtë çështje në Hagë dhe për këtë arsye konsiston edhe vizita e sotme në Tiranë e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias.

Greqia kërkon të përfitojë nga mungesa në Shqipëri Gjykatës Kushtetuese dhe do medoemos që ta dërgojë çështjen në Hagë, që të dyja palët ‘të lajnë duart’ nga kjo çështje duke ia lënë një pale të tretë.

Athina dëshiron që mosmarrëveshja të zgjidhet, duke e referuar atë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, në mënyrë që të anashkalojë hendekun e krijuar nga Gjykata Kushtetuese të vitit 2009, e cila e hodhi poshtë marrëveshjen midis dy vendeve.  Ai vendim ishte një justifikim i Tiranës zyrtare që nga viti 2009 për të shmangur debatin midis dy vendeve për çështjen e detit. Duke qenë se Gjykata Kushtetuese nuk po funksionon në Shqipëri për momentin, ngërçi është i dukshëm. Ngecja e Gjykatës Kushtetuese është një “pikë e zezë” në performancën e Shqipërisë në fushën e sundimit të ligjit, për të cilën po ushtrohet presion edhe nga Bashkimi Evropian për ta ngritur atë brenda vitit.  Sidoqoftë, kjo tregon gjithashtu për ekzistencën e mundësive për një zgjidhje dypalëshe të mosmarrëveshjes (ose bazuar në marrëveshjen e Dora Bakoyannis të vitit 2009 ose me ndryshimin e saj) midis Athinës dhe Tiranës. Pra, në rast të një marrëveshje politike për ta dërguar çështjen në Tribunalin e Hagës, Athina padyshim nuk do ta kishte problem ta nënshkruante një marrëveshje të tillë. Pyetja është nëse Tirana është në të njëjtën linjë?”, shkruan Kathimerini.   

Shkrimi i plotë:

Ministri i Jashtëm Nikos Dendias do të takohet ditën e sotme në Tiranë me drejtuesit e shtetit dhe politikës shqiptare në përpjekje për të përshpejtuar procesin e zgjerimit me 12 milje të Greqisë në drejtim të detit Jon.

Athina dëshiron që mosmarrëveshja të zgjidhet, duke e referuar atë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, në mënyrë që të anashkalojë hendekun e krijuar nga Gjykata Kushtetuese e vitit 2009, e cila e hodhi poshtë marrëveshjen midis dy vendeve.

Ai vendim ishte një justifikim i Tiranës zyrtare që nga viti 2009 për të shmangur debatin  midis dy vendeve për çështjen e detit. Duke qenë se Gjykata Kushtetuese nuk po funksionon në Shqipëri për momentin, ngërçi është i dukshëm.

Ngecja e Gjykatës Kushtetuese është një “pikë e zezë” në performancën e Shqipërisë në fushën e sundimit të ligjit, për të cilën po ushtrohet presion edhe nga Bashkimi Evropian për ta ngritur atë brenda vitit.

Sidoqoftë, kjo tregon gjithashtu për ekzistencën e mundësive për një zgjidhje dypalëshe të mosmarrëveshjes (ose bazuar në marrëveshjen e Dora Bakoyannis të vitit 2009 ose me ndryshimin e saj) midis Athinës dhe Tiranës.

Pra, në rast të një marrëveshje politike për ta dërguar çështjen në Tribunalin e Hagës, Athina padyshim nuk do ta kishte problem ta nënshkruante një marrëveshje të tillë.

Pyetja është nëse Tirana është në të njëjtën linjë.

Muajin e kaluar kur kryeministri Edi Rama vizitoi Athinën, ai mohoi pretendimet e mëparshme të ish-kryeministrit Sali Berisha për presion nga Turqia për të parandaluar Tiranën që të binte dakord për të përcaktuar zonat detare me Greqinë.

Megjithatë, Ankaraja nuk dëshiron të zgjidhë çështjet e mbetura pezull me Greqinë dhe një vendi tjetër fqinj.

Nga Athina, iniciativa të ndryshme shqetësuese turke vërehen me interes për Shqipërinë fqinje, të tilla si, për shembull, shtrirja e përdorimit të një skele në portin e Vlorës për përdorimin e marinës turke.

Ndërsa Athina përgatitet të promovojë zgjerimin e ujërave territoriale në Detin Jon nga 6 në 12 milje detare (nm), mundësia e zgjidhjes së mosmarrëveshjes me Tiranën do të çonte në një zgjidhje të plotë të zonave detare me të gjitha vendet fqinje përveç, rastit me Turqinë dhe – për momentin – të lidhur “dorë dhe këmbë” me interesat e administratës së Ankarasë të Tripolit në Libi.

Axhenda e vizitës së ministrit të Jashtëm grek 

Dendias do të takohet sot me homologun e tij Gent Cakaj, ndërsa do të pritet nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme, diskutimet do të përqendrohen në çështje me interes dypalësh, evropian dhe rajonal, me theks në rrjedhën e marrëdhënieve greko-shqiptare, zhvillimet në rajonin e Mesdheut Lindor dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Një çështje me rëndësi të dukshme për qeverinë greke janë të drejtat e pakicës kombëtare greke.

Dendias do të takohet gjithashtu edhe me kreun e opozitës zyrtare shqiptare, Lulzim Basha dhe presidentin e partisë “Bashkimi për të Drejtat e Njeriut”, Vangjel Dule si dhe me kryepeshkopin Anastas Janullatos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *