Arrihet kuota, Greqia mbyll pikën kufitare në Kapshticë

10:21 16/08/20201min92
kapshticee-646x420-1

Në pikën kufitarë të Kapshticës është pezulluar puna pasi është plotësuar numri I  300 personave. Ky veprim vjen në zbatim të vendimit të marrë nga autoritetet greke se nga dita e sotme do të lejohen të hyjnë në këtë shtet nga Shqipëria vetëm 300 persona nga kjo pikë doganore dhe 750 nga ajo e Kakavijës.

Njoftimi:

Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë: Ditën e sotme, pas takimit që autoritetet shqiptare zhvilluan me palën greke, jemi informuar se nga Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, drejt Republikës së Greqisë do të lejohen të kalojnë vetëm 300 shtetas.

Aktualisht kjo kuotë, është plotësuar dhe nga ana e palës greke është pezulluar puna.

Policia Kufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që mos vijojnë të dynden dhe të shmangin krijimin e radhës drejt kësaj pike kalimi, pasi Dogana Greke aktualisht është e mbyllur- thuhet në njoftim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto