Arrestohet ‘piloti’ që fluturoi në Sauk me 197 km/h: As shtatë muaj që e kishte marrë patentën!

10:44 27/09/20202min207
polici-arrestim

Policia rrugore e Tiranës ka evidentuar një rast të rëndë të një shoferi të papërgjegjshëm në Tiranë, ditën e shtunë.

Policia tha se “me një shpejtësi të frikshme, 21-vjeçari nga Tirana qarkullonte me 197 km/h mbrëmjen e së shtunës në aksin Sauk – TEG, në kushte të lagështirës në rrugë, trafikut ende me fluks të lartë.

21-vjeçari nuk kishte mbushur ende as 7 muaj nga data e pajisjes me patentë, kur rrezikoi seriozisht jo vetëm jetën e tij por edhe të përdoruesve të tjerë të rrugës,” theksoi Policia.

Mbrçmjen e së shtunën u arrestuan edhe 4 shoferë të dehur dhe 3 të tjerë pa patentë dhe u pezulluan 22 patenta përgjatë 5 orëve kontroll me radar e dragera.

Situata më e rëndë është paraqitur në aksin rrugor Sauk – TEG, ku janë evidentuar 10 raste të shpejtësisë mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin 155 km/h deri 197 km/h.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto