Arrestohet nobelistja Svetlana Alexievich

12:28 26/08/20201min133
nobeliste

Policia në Bjellorusi e arrestoi fituesen e Çmimit Nobel për Letërsi, Svetlana Alexievich, rreth çështjes penale kundër këshillit të ri të opozitës.

Këshilli i themeluar nga liderja e opozitës Svetlana Tikhanovskaya, u ngrit pas zgjedhjeve të diskutueshme në fillim të këtij muaji. Alexievich është po ashtu anëtare e këtij këshilli. Masa ndaj nobelistes vjen pasi më shumë se 100 mijë njerëz në Bjellorusi dolën kundër presidentit Aleksandër Lukashenko, i cili akuzohet për manipulimin të rezultatit të zgjedhjeve që u mbajtën më 9 gusht.

Përveç shkrimtares edhe dy figura të tjera të opozitës u arrestuan të hënën. Bëhet fjalë për Olga Kovalkova-n dhe për Sergei Dylevsky-n.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto