Arrestohet një 14 vjeçar me pistoletë në çantë, rrezikon 7 vite burg

14:39 23/09/20202min231
sdfg

Policia e Durrësit ka arrestuar një 14 vjeçar pasi mbante në çantë një armë pistoletë tim “Zastava”.

I mituri me inicialet A. V. banues në Sallmone, Shijak, ka qënë në afërsi të stacionit të trenit në Sukth, kur pas kontrollit fizik nga efektivët e policisë, i është gjetur në çantën e dorës arma e zjarrit.

Sipas ligjeve në fuqi, 14 vjeçari rrezikon të dënohet deri në 7 vite burg.

Njoftimi i policisë:

Vijon zbatimi i Planit të Masave në të gjithë qarkun e Durrësit, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në të gjitha fushat, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që mbajnë armë zjarri pa leje, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në qytet.

Arrestohet në flagrancë një 14-vjeçar, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip “Zastava”.

Shërbimet e Policisë në DVP Durrës, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat”, në vijim të kontrolleve të ushtruara në zbatim të Planit të Masave, kanë evidentuar dhe goditur një rast të armëmbajtjes pa leje në Sukth.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi i mitur A. V., 14 vjeç, banues në Sallmone, Shijak.

Shërbimet e Policisë e kanë konstatuar shtetasin A. V., në afërsi të stacionit të trenit në Sukth dhe pas kontrollit fizik, në çantën e dorës i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip “Zastava”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto