Arrestohet Italiani i gjenden 30 kg drogë në makinë, gjatë kalimit për të dalë nga Shqipëria në Muriqan

13:01 31/08/20204min108
policia-elbasan-naten

Një 60-vjeçar italian është arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit pasi në mjetin e tij u gjet një sasi prej 30 kg drogë. Sipas policisë, droga ishte fshehur në njërën nga tre bombolat e gazit që ndodheshin në makinë.

gjirokaster,-cantat-e-droges-ne-makine

“Në Muriqan nga shërbimet e Policisë Kufitare , si rezultat i kontrolleve të shtuara  sot me date 31.08.2020, është paraqitur për të dalë nga Shqipëria shtetasi italian   C. T, 60 vjeç, i cili ishte në drejtim të automjetit FIAT Nultipla. Gjatë intervistimet linden dyshime dhe u kalua për kontroll në vijën e dytë. Nga kontrolli i automjetit u konstatuan tre bombola gazi.

Nga kontrolli i bombolave të gazit u konstatua se ato ishin te salduara ne pjesën e përparme. Me pas u njëra nga bombolat u shpua me trapan ku rezultoi se ne te kishte dhe një bombol tjetër te futur brenda. Policia Kufitare ka  shpuar bombolën  ku me pas është kontrolluar  ane te endoskopit dallohet se ka disa pako te mbështjella me plasmas, ne te cilat dyshohet se kishte  lende narkotike canabis sativa.  U njoftua DVP Shkoder për veprime të mëtejshme, dyshohet se në bombola jane gjetur rreth 30 kg droge”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto