Arrestohet i riu në Shkodër, plagosi me thikë në fytyrë kushëririn 25-vjeçar, i sekuestrohen 3 armë të ftohta

15:07 11/11/20202min66
policia-shkoder-730x480

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 21-vjeçar, pasi akuzohet për plagosje të rëndë me dashje. Në pranga ka rënë i riu Xh. F., i cili ka plagosur me thikë në fytyrë, kushëririn e tij, shtetasin A. P. 25 vjeç.

Njoftimi i policisë:
Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Nga shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, falë reagimit të shpejtë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. F., 21 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi mbrëmjen e datës 10.11.2020, gjatë një konflikti për motive të dobëta në një banesë të përbashkët në fshatin Pulaj, Njësia Administrative Velipojë, Shkodër, ka plagosur me thikë në fytyrë, kushëririn e tij, shtetasin A. P. 25 vjeç, banues në fshatin Tamarë, Malësi e Madhe.
Shtetasi A. P., pasi mori mjekim në spital është larguar në banesë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 armë të ftohta (thika).
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *