Arrestohet 44-vjeçari ‘magjistar’, dyshohet se ka abuzuar seksualisht me djem të rinj dhe u ka vendosur simbole satanike në trupat e tyre

19:26 22/02/20211min109

Screen Shot 2021-02-22 at 7.25.48 PM

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Rusi, ku një 44-vjeçar dyshohet se ka abuzuar seksualisht me djem të rinj dhe u ka vendosur simbole satanike në trupat e tyre.

Mësohet se Sergei Pimenov ka detyruar fëmijët t’iu nënshtrohen skenave të dhunshme, përfshirë seanca me dyll të nxehtë dhe goditje me shkopinj.

Në faqen e tij në internet, Pimenov mashtron të miturit, duke shkruar se pranon djem të moshës 12-18 vjeç për arsim falas në shkollën e magjisë.

Një djalë 15-vjeçar ka treguar se ai ishte mashtruar nga ‘magjistari’, madje në takimin e parë e ka goditur me shkop në gjoks 180 herë dhe e ka dërguar në një pyll në Dolgoprudny pranë Moskës.

Policia ka arrestuar Sergei Pimenov, nën akuzën e vrasjes së disa të rinjve, shkruan TheSun./Descript.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto