Arrestohen 17 shqiptarë, vidhnin mjete luksoze, i çmontonin dhe pjesët i shpërndanin në Evropë e Ballkan

11:58 28/10/20202min95
dsc_0018-780x405-1

Një super-operacion është kryer prej dy javësh nga data 12 deri më 23 tetor në 22 shtete të ndryshme të Evropës, ku disa persona, mes të cilëve 17 shqiptarë, kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen për vjedhje, çmontim dhe shitje pjesë pjesë të mjeteve luksoze në Evropë.

Sipas asaj që bëjnë me dije mediat gjermane, Policia ka sekuestruar 352 mjete të vjedhura si dhe 1077 pjesë makinash si motorë, pasqyra, xhama, navigator e dyer.

Mjetet vidheshin në Evropë, çmontoheshin dhe më pas shiteshin pjesët në 22 vende evropiane dhe shtetet e Ballkanit.

Operacioni u udhëhoq nga Agjencia Evropiane e Kufirit dhe Rojës Bregdetare ‘FRONTEX’, dhe u përqendrua në kontrollet në pikat e kalimit të kufirit dhe aktivitetet brenda tokës në 17 vende të BE dhe 5 vende në rajonin e Ballkanit.

Vendet dhe palët që u përfshinë në operacionin MOBILE 3 dhe lidhën operacione në të njëjtën periudhë kohore janë:

Shqipëria, Austria, Bosnja Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Estonia, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Kosova, Letonia, Lituania, Hollanda, Republika e Maqedonisë së Veriut, Mali i Zi, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Spanja si dhe organizatat dhe agjencitë ndërkombëtare: FRONTEX, Europol, INTERPOL.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto