Arrestimi i Jakup Krasniqit / Reagon Profesor Arben Malaj: Ka të gjithë epërsinë morale dhe politike ta përballoj me dinjitet këtë sfidë jo personale!

14:37 05/11/20203min86
Arben-Malaj-600x338-1-1

Forca të shumta policore të Eulex kanë bastisur, mëngjesin e së mërkurës, banesën e Jakup Krasniqit në Prishtinë.

Rreth orës 06:00 të mëngjesit, disa makina të Eulex kanë mbërritur pranë banesës së ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kanë hyrë brenda.

Pjesëtarë të EULEX-it bashkë me hetues të Gjykatës Speciale kanë arrestuar ish-zëdhënësin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Arrestimi erdhi pas nëntë orëve bastisje në pronat e Krasniqit.

Bastisja ka ndodhur fillimisht në shtëpinë e tij në Prishtinë, në lagjen Velania dhe më pas ka vazhduar në fshatin Negrovc, ku Krasniqi ka një tjetër shtëpi.

Ai ishte ftuar për intervistim nga Haga në korrik të vitit të kaluar.

Reagon Arben Malaj:

Në lidhje me këtë lajm ka reaguar edhe Profesor Arben Malaj, i cili shprehet se, Jakup Krasniqi ka të gjithë epërsinë morale dhe politike ta përballoj me dinjitet këtë sfidë jo personale!

“Një lajm i trishtueshëm por besoj shumë se Prof. Jakup Krasniqi ka të gjithë epërsinë morale dhe politike ta përballojë me dinjitet këtë sfidë jo personale. E njohë personalisht dhe e vlerësojë maksimalisht për angazhimin dhe përkushtimin e tij paqe sjellës. Prof. Jakupi “pushtoi” mediat ndërkombëtare kur u nisë nga Rumbajeja për të qartësuar pjesëtarët e UÇK dhe mbështetësit e tyre për domosdoshmërinë e një marrëveshje me Serbinë për një Kosovë shtet të pavarur multi-etnik dhe të angazhuar për paqen dhe prosperitetin e Kosovës ne veçanti dhe për gjithë Ballkanin në tërësi. Qeveria e Kosovës duhet të ofroj avokat falas për çdo personalitet dhe luftëtar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, të cilët nuk kanë kryer krime lufte. Paqja e përhershme në Ballkan nuk mund të arrihet duke viktimizuar fituesit. Arbeni.”, shprehet në reagimin e tij, z. Malaj.

Kush është Jakup Krasniqi:

Jakup Krasniqi është një ndër drejtuesit e luftës së Kosovës dhe më pas ka mbajtur disa poste të rëndësishme zyrtare mes të cilëve dhe atë të Kryetarit të Kuvendit.

Tashmë, Krasniqi është drejtues i Këshillit Kombëtar të Nismës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *