Arratisje si nëpër filma, 12 të burgosur brazilianë kaluan murin e burgut nëpërmjet tunelit që kishin hapur

15:21 12/11/20202min84
1-101-780x439

Një arratisje spektakolare e të burgosurve në pjesën jugore të Brazilit ka ndodhur dje, ku 12 të burgosur arritën të ikin nga burgu Patro Branko.

Gjithçka ndodhi si në skenat e filmave aksion të Hollywood-it, ku fillimisht ishte hapur një tunel – përmes të cilit kaluan për të dalë në anën tjetër të murit.

Por policisë braziliane nuk iu desh shumë kohë që të arrestojë katër të arratisur, derisa tetë tjerë janë ende në arrati, raportojnë mediat braziliane.

E arratisja e tyre është filmuar nga kamerat e sigurisë, megjithatë mediat lokale vazhdimisht po pyesin se pse gardianët nuk kishin reaguar më herët.

Hapja e tunelit në burgun Pato Branko nuk është i pari që ka ndodhur, pasi në gusht ishin arratisur 16 të burgosur përmes një tuneli të hapur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto