Armina Nuraj, letër publike Dritan Abazoviçit “Me çfarë krenarie del rrugëve të Malit të Zi, ndërsa je shpallur si tradhtar i kombit dhe fesë tënde?”

10:32 03/09/20204min75
Amina Nuraj

Shqiptarja e njohur nga Sanxhaku, Armina Nuraj i ka shkruar një letër publike Dritan Abazoviçit, politikanit shqiptar që po synon formimin e Qeverisë malazeze me forcat politike serbe dhe proruse.

Ja letra e saj e plotë, që i rikujton shumë bëma serbe, politikanit shqiptar që është figura vendimtare e politikës në Mal të Zi:

shq mal i zi

Dritan Abazoviç. Nuk do t’ju drejtohem me “respekt” as me “i respektuar”, por do t’ju drejtohem si “djali çetniko-malazez”.

Nuk do të drejtohem në gjuhën shqipe, sepse ti nuk ke as “A” nga shqiptarët, dhe se gjithashtu do të njollosja gjuhën time të pastër dhe më të bukur shqipe.

Ti që ke shitur kombin dhe fenë për disa miliona euro. Ti që i ke fut thikë pas shpine shumë shqiptarëve dhe boshnjakëve në Mal të Zi. Ti meriton që shqiptarët dhe boshnjakët të bashkohen dhe të përzënë nga hapësirat e Malit të Zi.

Me çfarë krenarie del rrugëve të Malit të Zi, ndërsa je shpallur si tradhëtar i kombit dhe fesë tënde?

Çka kishe në kokë kur more vendimin, me siguri nuk kishe tru, po ta kishe Dritan Abazoviçi, do ta kishe përdorur, do të kujtoje gjenocidin në Bosnjë, gjenocidin në Republikën e Kosovës. Do të kujtoje Dritan Abazoviçi edhe mijëra gratë e dhunuara në hapësirat e Bosnjës dhe Republikës së Kosovës, do të kujtoje se sa shqiptarë janë vrarë nga policia malazeze gjatë kohës së luftës së Kosovës.

Po ç ‘ të presësh nga ti kur the se heroi më i madh shqiptar Skënderbeu është serb?”, ka shkruar Armina Nuraj, studentja nga Novi Pazari, e cila pranoi origjinën e saj shqiptare dhe theksoi se kjo trevë është dominuese nga shqiptarët që janë asimiluar. (INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto